ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës.
Përjashtim të lehtë bëjnë relievet malore në lindje tek të cilat nga orët e mesditës deri ato të pasdites pritet prezenca e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formë pikash në zonën e juglindjes.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 10/20 | Diell |
| Kukës | 6/15 | Diell re |
| Lezhë | 14/19 | Diell |
| Dibër | 3/15 | Diell re |
| Durrës | 10/21 | Diell pak re |
| Tiranë | 10/22 | Diell pak re |
| Elbasan | 13/21 | Diell pak re |
| Berat | 7/22 | Diell re |
| Vlorë | 11/22 | Diell pak re |
| Korçë | 4/12 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 6/21 | Diell re |
| Sarandë | 15/23 | Diell pak re |

