Friday, October 16, 2026
HomepafilterMoti në Shqipëri i kthjellët përgjatë gjithë së premtes

Moti në Shqipëri i kthjellët përgjatë gjithë së premtes

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës.

Përjashtim të lehtë bëjnë relievet malore në lindje tek të cilat nga orët e mesditës deri ato të pasdites pritet prezenca e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formë pikash në zonën e juglindjes.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër10/20Diell
Kukës6/15Diell  re
Lezhë14/19Diell
Dibër3/15Diell re
Durrës10/21Diell pak re
Tiranë10/22Diell pak re
Elbasan13/21Diell pak re
Berat7/22Diell re
Vlorë11/22Diell pak re
Korçë4/12Diell re shi
Gjirokastër6/21Diell re
Sarandë15/23Diell pak re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram