Friday, October 16, 2026
HomeLajmeKosovëDy persona gjenden të vdekur në Prizren dhe Prevallë

Dy persona gjenden të vdekur në Prizren dhe Prevallë

Dy raste të vdekjes janë raportuar në rajonin e Prizrenit, njëri në Prevallë dhe tjetri në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren. Në të dyja rastet janë ndërmarrë veprimet përkatëse nga autoritetet, ndërsa rrethanat e vdekjes në rastin e dytë mbeten të paqarta.

Rasti i parë është raportuar dje rreth orës 13:10 në Prevallë, ku një shtetas kosovar ka ndërruar jetë derisa ishte duke shëtitur me familjarët e tij, raporton policia.

Sipas raportit, viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore gjatë shëtitjes, ndërsa pas daljes së njësive përkatëse në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

“Derisa ka qenë duke shëtitur me familjarët e tij, viktimës mashkull kosovar i është keqësuar gjendja shëndetësore”, thuhet në raportin e rastit.

Për rastin është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa procedurat përkatëse janë duke vazhduar.

Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren, ku është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i moshës madhore, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e këtij rasti, ndërsa hetimet dhe procedurat përkatëse janë në vazhdim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram