By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gratë protestojnë në Tiranë: “Nuk duam lule, por drejtësi”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gratë protestojnë në Tiranë: “Nuk duam lule, por drejtësi”
Ballina 2Rajon / Botë

Gratë protestojnë në Tiranë: “Nuk duam lule, por drejtësi”

Kosova Times
Last updated: 2023/03/08 at 6:12 PM
Kosova Times Published March 8, 2023
Share
SHARE

Mijëra këpucë të kuqe u vendosën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave në familje dhe shoqëri.

Ky është 8 marsi i dytë që instalacioni “Këpucët e kuqe” zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Protesta në Tiranë.
Protesta në Tiranë.

Kjo protestë e heshtur, e organizuar nga Fem fest, u shoqërua edhe me disa performanca me mesazhe kundër dhunës ndaj grave, mes tyre edhe një performancë e katër anëtarëve të grupit nga Kosova Haveit.

Shoqata të shumta të grave në Shqipëri organizuan edhe një marshim nga sheshi “Nënë Tereza” drejt ndërtesës së Kryeministrisë.

Marshi i grave në Tiranë më 8 mars 2023.
Marshi i grave në Tiranë më 8 mars 2023.

Ato mbanin në duar pankarta të shumta me mesazhe sikurse: “Gratë nuk janë të sigurta në Shqipëri”, “Marshojmë nuk festojmë, për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”, “Muk është krim pasioni, është femicid”.

Protesta në ditën e gruas vjen pak ditë pas një ngjarje të rëndë në Tiranë. Më 1 mars, Dan Hutra, 40 vjeç, vrau tri gra dhe plagosi dy të tjera, ndërsa më herët ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij të parë.

Një tjetër pankartë në protestë ishte edhe “Drejtësi për Xhoin”, vajza nga Kenia e cila humbi jetën pasi u dhunua dhe u hodh nga ballkoni i banesës së saj në Tiranë. Ajo jetonte në Tiranë dhe punonte në një kazino. Familja e saj dhe disa prej grave që punonin me të, kanë akuzuar një prej punonjësve të tjerë, por deri tani nuk ka asnjë të ndaluar.

Protestueset kërkuan për shtetasen e Kenias, Xhoi.
Protestueset kërkuan për shtetasen e Kenias, Xhoi.

Aktivistet e shoqërisë civile marshuan nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Kryeministrisë, ku iu dhuruan lule grave police, që mbikëqyrën protestën. Ndërsa në duar mbanin pankarta “Nuk duam lule, por drejtësi”.

Marshimi vijoi më pas drejt Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku protestueset kërkuan sërish që të hiqet gjykimi i shkurtuar për veprën penale të dhunës në familje. Pikërisht kjo klauzolë në Kodin e Procedurës Penale ka krijuar mundësinë që persona të dënuar për dhunë në familje t’iu ulet masa e dënimit. një nismë ligjore është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisëm por ende nuk është miratuar.

"Gratë nuk janë të sigurta në Shqipëri", shkruan në një prej pankartave në protestën në Tiranë.
“Gratë nuk janë të sigurta në Shqipëri”, shkruan në një prej pankartave në protestën në Tiranë.

Gjatë vitit 2022 në Shqipëri janë vrarë gjashtlë gra, ndërsa të dhunuara kanë qenë 3.676 vajza dhe gra, prej tyre 2.206 kanë përfituar urdhër mbrojtjeje.

Ndërsa nga fillimi i këtij viti e deri tani në Shqipëri janë vrarë katër gra.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times March 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të mobilizuar raportuan se duan të akuzohen për dezertim për largim nga pozicionet me urdhër të komandës

Kosova Times Kosova Times January 19, 2023
Osmani i konfirmon Ruttes-it gatishmërinë e Kosovës për mbrojtje të paqes
Përfundojnë garat sportive për nder të `Ditës së Forcës`
Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’
Netanyahu viziton trupat izraelite në Rafah
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?