Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike “Termokos”, pas nisjes së furnizimit me ngrohje për sezonin 2026/2027.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, Rama është pritur nga kryeshefi i ri ekzekutiv i “Termokosit”, Bersant Beka, me të cilin është informuar për procesin e furnizimit me ngrohje, funksionimin e sistemit dhe masat e ndërmarra për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për qytetarët.
Furnizimi me ngrohje ka nisur me kapacitete të kufizuara, të cilat pritet të rriten gradualisht, me qëllim të ruajtjes së sigurisë operative dhe sigurimit të funksionimit të qëndrueshëm të sistemit.
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve për qytetarët.

