Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëPjesë të lagjes “Bregu i diellit” pa ujë, dëmtohet gypi

Pjesë të lagjes “Bregu i diellit” pa ujë, dëmtohet gypi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa rrugë të lagjes Bregu i Diellit, në Prishtinë, për shkak të dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër DN 150 milimetra.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja e furnizimit me ujë do të prekë këto rrugët  “Hyzri Talla”, “Ilir Durmishi”,  “Besa”, “Fadil Ferati” dhe Zona pranë qendrës tregtare.

Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se, për shkak të kompleksitetit të punimeve për sanimin e dëmtimit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve dhe normalizimin e furnizimit me ujë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram