By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Therje me thikë në Podujevë, policia arreston të miturin
November 19, 2025
Kurti: Japonia, partnere e palëkundur e Kosovës
November 19, 2025
Gjilani rikthehet në normalitet pas shiut të rrëmbyeshëm
November 19, 2025
DHTIK e Ambasada amerikane diskutuan për bashkëpunim ekonomik
November 19, 2025
Turqit gjithmonë e bëjnë sutlijashin në këtë mënyrë – ja pse i tyre është më i lëngshëm
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët:Ndikim pozitiv ekonomik do të kishte falja borxheve të bizneseve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ekspertët:Ndikim pozitiv ekonomik do të kishte falja borxheve të bizneseve
Lajme

Ekspertët:Ndikim pozitiv ekonomik do të kishte falja borxheve të bizneseve

Kosova Times
Last updated: 2023/03/11 at 5:54 PM
Kosova Times Published March 11, 2023
Share
SHARE

Janë  mbi 500 milionë euro që  ndërmarrjet, bizneset dhe qytetarët ia kanë borxh shtetit. Përfaqësuese të bizneseve, por edhe ekonomistët thonë se falja e këtyre borxheve (amnistia fiskale) do të kishte ndikim pozitiv në ekonominë e vendit.

Kosova ende nuk ka marrë një hap për faljen e borxheve, apo ajo që njihet si amnisti fiskale, e cila do të këndellte ekonominë  e Kosovës.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, duke folur për Radio Kosovën vlerëson se amnistia fiskale do të ishte mbështetja më e madhe ndaj bizneseve dhe ndërmarrjeve, për rimëkëmbjen e tyre.

“ Qeveria Kurti duhet të mbetet në histori nëse merr një vendim të amnistisë fiskale deri në vitin 2022, e që kjo do të ishte mbështetja më e madhe e qytetarëve, e bizneseve e të gjithë atyre që në forma të ndryshme nuk kanë mundur t’i shlyejnë borxhet e veta por janë futur në borxh edhe më shumë, qoftë në banka, por qoftë edhe në formën e fajdesë për t’i paguar apo shlyer borxhet që kanë”, thotë Shahini për Radio Kosovën.

Shahini  thekson se borxhi total është diku mbi 500 milionë euro, e të cilat tashmë siç thotë ai, e kanë humbur fuqinë juridike për t’i mbledhur.

“Borxhi total, i cili do të duhej të shlyhej qoftë nga ATK, tatimi në pronë, kërkesat për shërbime mos pagesë të ujit, mbeturinave e të tjera, mund të jetë diku mbi 500 milionë euro, e që këto e kanë humbur fuqinë juridike, të cilat asnjëherë nuk do të merren por gjithmonë do të mbeten borxhe të këqija, kurse Kosova pretendon të futet në mekanizma të Bashkimit Evropian, dhe kjo është një pengesë e madhe, kur këto borxhe figurojnë, kur Kosova tenton të marrë kredi dhe kjo është një performansë e dobët e shtetit të Kosovës, sepse kur shteti nuk mund t’i marrë borxhet nga qytetarët, si mund t’ua kthejë borxhet institucioneve financiare ndërkombëtare”, thotë ai.

Ligji për Amnistinë, do të ishte lehtësues për zhvillimin e ndërmarrjeve dhe bizneseve. Profesori i Ekonomisë, Veli Lecaj, thotë për Radio Kosovën, se qeveria duhet të gjejë praktika që lehtëson zhvillimet e tyre.

“Bazuar në rregullativat ligjore dhe nëse do të nxirrej një ligj, për shembull aty ku vërehet se ka domosdoshmëri për subvencionim nga qeveria, atëherë kjo do të ishte e mirëseardhur qoftë për bizneset qoftë edhe për konsumatorët, por edhe për ekonominë e Kosovës në përgjithësi”, deklaron Lecaj për Radio Kosovën.

Njohësit e kësaj fushe vlerësojnë se amnistia fiskale shpëton bizneset nga falimentimi, qytetarët nga obligimi i borxhit, derisa qeveria e Kosovës plotëson vakuumin institucional ligjor që pastron data-bazat nga borxhet e vjetra.

Gjatë viti 2016, me vendim të qeverisë së asaj kohe,  bazuar në ligjin Nr.05/L-43 për Faljen e Borxheve Publike, në Kosovë ishte bërë falja e borxhit publik që përfshinte periudhën nga viti 1999 deri me 31 dhjetor 2008.

You Might Also Like

Austriakët ofrojnë një pagë minimale prej 2,200 eurosh, akomodim dhe ushqim falas

ASK: Çmimet e konsumit shkuan në 5,1% vjetore dhe 0,6% mujore

Bislimi takon përfaqësues të biznesit nga Turqia, flasin për investime

Tri licenca të reja, ZRrE: Kërkesat po rriten pas liberalizimit të tregut

Struktura e punësimit 2003–2023, Shqipëria në vendnumëro për profesionet e kualifikuara

Kosova Times March 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Forcat ruse bombardojnë Ukrainën jugore mes referendumeve të rreme në territoret e pushtuara nga Rusia

Kosova Times Kosova Times September 25, 2022
Tiramisu klasike: Ky version i ëmbëlsirës italiane me fistikë është – i papërmbajtshëm
AKB: Mbi 1600 biznese u mbyllën në vitin 2023 në Kosovë
Ambasada e ShBA-ve: Gjetja e përgjigjjeve për të pagjeturit është prioritet
PZAP refuzon ankesën e Mushkolajt, konfirmon vendimin e KQZ-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?