Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, pas takimit që pati me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, tha se me të foli për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për kryeqytetin.
Hargreaves përmendi edhe mundësitë që mund të krijohen për investitorët britanikë.
“Prishtina është një qytet në lëvizje. Ishte kënaqësi të takohem me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të diskutuar rreth Lojërave Mesdhetare, planeve ambicioze të Prishtinës për investime dhe zhvillim të ri, si dhe mundësive që këto mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë”, ka thënë ai.

