Edhe sonte, policia ka hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës ndaj protestuesve dhe kalimtarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Sipas burimeve të RTK-së në terren, gazi lotsjellës po hidhet nga drejtime të ndryshme, përfshirë edhe nga kulmet e ndërtesave.
Sipas njërit prej burimeve, gaz është hedhur edhe brenda turmës nga persona që dyshohet se janë infiltruar si civilë. Protestuesit janë larguar drejt sheshit “Skënderbej”.

