
Ish-Princi Andrew, emri i plotë Andrew Mountbatten-Windsor, është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të detyrës publike, njoftoi policia britanike.
Policia tha se ai ishte në paraburgim dhe se po kryheshin kontrolle në adresa në Berkshire dhe Norfolk. Fotot e bëra këtë mëngjes tregojnë automjete që mbërrijnë në pronën Sandringham në Norfolk, raporton BBC.
Arrestimi vjen pasi Policia e Luginës së Thames njoftoi se po shqyrtonte një ankesë në lidhje me ish-princin që dyshohet se kishte ndarë materiale konfidenciale me abuzuesin e shumëfishtë seksual Jeffrey Epstein.
Andrew, i cili mbush 66 vjeç sot, i ka mohuar me vendosmëri të gjitha akuzat për sjellje të keqe në disa raste.
Policia njoftoi
Policia e Luginës së Thames tha se kishte arrestuar sot (19/2) një burrë rreth të 60-ave nga Norfolk nën dyshimin për abuzim me detyrën publike dhe po kryente kërkime në Berkshire dhe Norfolk. Burri është marrë në paraburgim, emri i tij nuk do të bëhet i ditur dhe meqenëse çështja është aktive, ata paralajmëruan kundër publikimit të çdo informacioni të mëtejshëm.
Ndihmësshefi Oliver Wright tha se pas një vlerësimi të plotë, u hap një hetim, se ishte e rëndësishme të mbrohej integriteti dhe objektiviteti i tij, dhe se publiku do të informohej për gjithçka në kohën e duhur.

