By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina Goditet Thellë: Rafineria e Naftës Ryazan në Flake
November 15, 2025
Trump për luftën në Ukrainë: Është një masakër, shpresoj të mbarojë së shpejti
November 15, 2025
Serbia para vendimit te madh: Amerikanët kërkojnë që rusët të largohen plotësisht nga NIS, rafineria nuk mund të funksionojë më
November 15, 2025
Reuters: Serbisë iu dhanë tre muaj për të gjetur një blerës për NIS, jo shtyrje e sanksioneve
November 15, 2025
Përfundon numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe me nevoja të veçanta
November 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avokati i Popullit për grevën: Palët të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për të dal nga kjo situatë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Avokati i Popullit për grevën: Palët të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për të dal nga kjo situatë
Ballina 1Lajme

Avokati i Popullit për grevën: Palët të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për të dal nga kjo situatë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/18 at 7:43 PM
Kosova Times Published September 18, 2022
Share
SHARE

Avokati i Popullit, me qëllim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, duke marr shkas nga situata e krijuar për shkak të grevës të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, thërret palët të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për të dal nga kjo situatë.

Avokati i Popullit, ditëve të fundit ka mbajtur takime të ndara me përfaqësues të Sindikatave dhe të Qeverisë në përpjekje për të ndihmuar në daljen nga kjo situatë. Përkundër përpjekjeve të bëra nga ana e tij si ndërmjetësues, fatkeqësisht nuk është arritur një marrëveshje në mes palëve. Palët nuk kanë gjetur një konsensus duke mbajtur qëndrimin e njëjtë kur vjen në pyetje lartësia financiare e pakos mbështetëse.

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj, ka rikujtuar palët se çdo qëndrim apo veprim, në qendër të çdo prioriteti duhet ta ketë interesin më të mirë të fëmijës dhe të drejtën e fëmijëve për edukim dhe arsimim, si e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Parimi i interesit më të mirë për fëmijët duhet ta udhëheqë secilin prej nesh në kuadër të përmbushjes së detyrimeve dhe të përgjegjësive që kemi.

Gjithashtu ai rikujton përgjegjësinë kushtetuese e ligjore të qeverisë dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e së drejtës për arsimim dhe respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, siç janë të përcaktuara në Kushtetutë.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit rithekson rëndësinë që ka respektimi i së drejtës për organizim sindikal dhe i së drejtës për veprime sindikale, mirëpo në situatën e krijuar, çdo orë e  humbur e mësimit ka pasoja të pandreqshme për fëmijët dhe vazhdimi në mospjesëmarrje në mësim është i dëmshëm në shumë aspekte. Çdo orë mësimi për fëmijët është i rëndësishëm për përgatitjen e tyre për jetë dhe ngritjen e potencialit të tyre për një të ardhme më të mirë.

Në fund, për diskutimet dhe çështjet e ngritura në mes palëve, Avokati i Popullit iu ka dërguar palëve, që të japin përgjigje. Avokati Popullit, sot ka pranuar përgjigje nga qeveria me qëndrimin se janë të gatshëm të bisedojnë për çështjet e prekura nga Avokati ndërsa janë në pritje të përgjigjes nga sindikatat.

Avokati i Popullit me këtë komunikatë edhe publikisht u bën thirrje palëve të reflektojnë, të gjejnë një zgjidhje për të dal nga kjo situatë,  ashtu që fëmijëve t’ju mundësohet gëzimi i së drejtës për arsimim.

Avokati i Popullit konstaton se në situatën e krijuar e drejta për arsim si e drejtë kushtetuese nuk është duke u respektuar, se fëmijëve po ju cenohet kjo e drejtë dhe janë duke u privuar nga e drejta për edukim dhe arsimim, e kjo do të ketë pasoja të rënda për fëmijët dhe për vendin. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Begaj në Gjirokastër: Gjuha shqipe, identitet kombëtar që duhet ta mbrojmë me përkushtim

Dëmtohen vagonët e trenit në Han të Elezit ,‘Trainkos’ kërkon hetim

Pilotët e Forcës Ajrore shqiptare dhe të FSK-së me trajnim të përbashkët

Dyshime për shkeljen e të drejtave të fëmijës në Graçanicë, reagon KOMF

Ndëshkohen tre shoferë për kundërvajtje të rënda në Ferizaj

Kosova Times September 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Prishtina “merr frymë” në ditën pa makina

Kosova Times Kosova Times September 22, 2023
Gjykata Supreme refuzon ta trajtojë rastin e imunitetit të Trumpit me procedurë të shpejtë
Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë – Shqipëri
Mikaile Tmusic dhe Aulona Muhadri, më të mirët e basketbollit 2024
Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Dhuna duhet të shmanget
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?