Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeKosovëGLPS vlerëson Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

GLPS vlerëson Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të adresojë mangësitë në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, para se ai të votohet në lexim të dytë, të enjten.

Sipas GLPS-së, projektligji nuk i ka adresuar gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e shoqërisë civile, duke rrezikuar që Byroja të shndërrohet në mjet politik dhe të cenojë sigurinë juridike të qytetarëve.

Organizata ka ngritur shqetësime edhe për procedurën e shqyrtimit të projektligjit, duke vlerësuar se grupi punues nuk pati kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar amendamentet dhe rekomandimet.

Ndër mangësitë e evidentuara, GLPS përmend mundësinë e verifikimit të pasurisë që nga 17 shkurti 2008, ndonëse Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se kjo periudhë nuk mund të jetë më e gjatë se dhjetë vjet. Po ashtu, organizata vlerëson se nuk garantohet mjaftueshëm pavarësia e Byrosë dhe as barazia e palëve në procedurat e konfiskimit civil.

Për këto arsye, GLPS i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos e votojë projektligjin në lexim të dytë pa i adresuar çështjet që lidhen me zbatimin efikas, sigurinë juridike dhe pavarësinë e mekanizmit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram