Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka Pula dhe Dukaj diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Mal i Zi

Shiroka Pula dhe Dukaj diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Mal i Zi

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i shoqëruar nga ambasadori malazez në Kosovë, Bernard Çobaj.

Ministri Dukaj e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses gjatë mandatit të saj.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Po ashtu, u vlerësua roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuues në forcimin e miqësisë e mirëkuptimit ndërmjet dy popujve.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve, ndërsa shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram