Thursday, October 29, 2026
HomeLajmeKallas shpreh ngushëllime për viktimat e rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it

Kallas shpreh ngushëllime për viktimat e rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur pikëllimin e saj për humbjen e jetëve nga rrëzimi i një helikopteri të misionit EUFOR Althea pranë Brçkos, në Bosnjë e Hercegovinë.

Në një reagim në platformën X, Kallas tha se mendimet e saj janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje tragjike.

Ajo theksoi se personeli i EUFOR-it kontribuon çdo ditë në mbështetjen e paqes dhe stabilitetit në Bosnjë e Hercegovinë, duke nënvizuar rëndësinë e punës së tyre.

Kallas bëri të ditur se u ka përcjellë ngushëllimet e saj ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dhe ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto.

“Evropa qëndron në solidaritet të plotë me Italinë në këtë kohë të vështirë”, shkroi ajo, duke shtuar se BE-ja është në kontakt të ngushtë me komandantin e EUFOR-it dhe përfaqësuesit evropianë në terren.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram