Friday, October 30, 2026
HomeLajmeKosovëGjykata në Prizren dënon me 30 vjet burgim autorin e vrasjes së...

Gjykata në Prizren dënon me 30 vjet burgim autorin e vrasjes së vitit 2023

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka dënuar me 30 vjet burgim A.G. për vrasjen e ndodhur në Prizren në shtator të vitit 2023. 

Sipas gjykatës, A.G. ka vrarë me kallashnikov të ndjerin B.M, i cili ishte me familjen. Ai e goditi fillimisht në trup e më pas e goditi me plumb në kokë. 

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarit A.G., e dënon me burgim në kohëzgjatje 30 vjetësh; Ndaj të akuzuarit A.G., është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës. 

Po ashtu A.G. lidhur me ngjarjen është dënuar edhe për dy vepra tjera penale për armëmbajtje pa leje dhe po ashtu asgjësim apo dëmtim të pasurisë. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram