Friday, October 30, 2026
HomeLajmeKosovëMbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e vrasjes së Liridona...

Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Gjykata e Apelit e ka mbyllur për publikun seancën në të cilën po shqyrtohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u shpallën fajtorë dhe u dënuan për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Naim Murseli dhe Granit Plava ishin dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.

Seanca ka nisur të enjten, ndërsa gjyqtari referues, Xhevdet Abazi, ka bërë të ditur se në të do të elaborohen ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësve të të akuzuarve dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Leutrim Sylaj.

Gjyqtari referues ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë e mbyllur për publikun për shkak të rrethanave të rastit dhe raporteve familjare të palëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram