Friday, October 30, 2026
HomeLajmeKosovëProtesta para Qeverisë, kërkohet llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt

Protesta para Qeverisë, kërkohet llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po zhvillon për të tretën ditë me radhë protestë para objektit të Qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Protesta u mbajtë në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po mbanin konferencë të përbashkët për media.

Gjatë protestës, pjesëmarrëset kanë hedhur vezë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, ndërsa kanë tentuar të hyjnë brenda për të përcjellë konferencën e ministrave.

Ata kanë brohoritur “Dorëheqje!”, “Dilni jashtë!” dhe “Duam të hyjmë brenda!”, duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës.

Protestueset po kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla dhe ministrit Sveçla, si dhe llogaridhënie institucionale për rastin.

Pas rreth një ore, protesta përfundoi, ndërsa protestuesit u nisën drejt Pejës për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar atje në orën 12:00.

Ata paralajmëruan se do të kthehen sërish në Prishtinë për të vazhduar protestën në orën 16:00.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram