Forcimi i institucioneve demokratike, sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ishin ndër temat e takimit të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në këto fusha dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit me këtë organizatë.
Në takim, ambasadori McGurk e uroi presidenten për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e mandatit.
Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në funksion të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

