By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia nis sulme të reja masive me dronë në Ukrainë, të paktën tre të vdekur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia nis sulme të reja masive me dronë në Ukrainë, të paktën tre të vdekur
Rajon / Botë

Rusia nis sulme të reja masive me dronë në Ukrainë, të paktën tre të vdekur

Kosova Times
Last updated: 2023/03/22 at 11:50 AM
Kosova Times Published March 22, 2023
Share
SHARE

Rusia gjatë natës nisi sulme masive me dronë që vranë të paktën tre persona. Ushtria ukrainase tha më 22 mars se gjerësisht ka zmbrapsur këto sulme, teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë në rajonin lindor të Donjeckut për kontrollin e qytetit të Bahmutit.

Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore janë lëshuar për disa orë në mesnatë në Kiev dhe në disa rajone të tjera ukrainase.

Administrata ushtarake e qytetit të Kievit tha se tre persona janë vrarë dhe shtatë janë plagosur në sulmin gjatë natës në rajonin e Kievit.

“Si rezultat i sulmit me dronë në rajonin e Kievit është dëmtuar një objekt civil. Deri më tani dimë se tre persona janë vrarë dhe shtatë janë plagosur. Informacionet janë duke u qartësuar”, tha kjo administratë përmes një postimi në Telegram.

 

 

“Në natën e 22 marsit, armiku nisi edhe një sulm masiv ajror me dronët (e prodhimit iranianë) Shakhed-136”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

“Sipas informacioneve preliminare, 16 nga 21 dronët e lëshuar nga armiku janë shkatërruar nga mbrojtësit tanë”, tha ushtria ukrainase. Ajo shtoi se kërcënimi nga sulmet ajrore mbetet i lartë në mbarë territorin e Ukrainës.

Në rajonin verior të Zhitomirit, nga sulmet me dronë është dëmtuar një ndërtesë, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Vitaly Bunechko përmes një postimi në telegram.

“Tre dronë të armikut janë rrëzuar nga njësitë e mbrojtjes ajrore”, tha Bunechko, duke shtuar se në këtë rajon nuk raportohet për viktima.

Gjatë kohës kur po ndodhnin sulmet me dronë, në qytetin perëndimor ukrainas të Hmelnitskit është raportuar për një shpërthim, por autoritetet lokale më pas thanë se në hapësirën ajrore të këtij rajoni nuk është detektuar ndonjë dron.

Në lindje, forcat ukrainase kanë zmbrapsur 114 sulme gjatë 24 orëve të fundit dhe përqendrimi ka qenë në Bahmut, ku forcat ruse po tentojnë të përparojnë drejt qendrës së qytetit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Bahmuti, që ka pësuar dëme të mëdha nga luftimet, ka qenë epiqendra e betejës disa mujore që ka shkaktuar humbje të mëdha te të dyja palët. Analistët kanë thënë se ky qytet nuk ka vlerë shumë të madhe strategjike.

Në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar nga Rusia, autoritetet e instaluara nga Moska kanë njoftuar se do të ndërprenë transportin me traget në zonën e portit në Detin e Zi, ku gjendet selia e Flotës ruse të Detit të Zi.

Më herët, guvernatori i instaluar nga Moska në Sevastopol, Mikhail Razvozhayev, tha se mbrojtja ajrore e qytetit kishte zmbrapsur një sulm ukrainas me dronë.

Ky informacion nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur dhe Ukraina nuk ka komentuar lidhur me këtë incident të pretenduar.

Më 21 mars kryeministri japonez, Fumio Kishida, qëndroi në Kiev dhe u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për t’i treguar mbështetjen e shtetit të tij për Ukrainën. Kjo vizitë e tij përkoi me vizitën e presidentit kinez, Xi Jinping në Moskë.

Zelensky postoi pamje të takimit të tij me Kishidën, duke e quajtur atë “një mbrojtës të fuqishëm të rendit ndërkombëtar dhe mik të kamotshëm të Ukrainës”.

Kishida, para takimit me Zelenksyn vizitoi Buçan, një qytezë afër Kievit, ku kryetari i kësaj qyteze tha se vitin e kaluar forcat ruse vranë 400 civilë. Kishida vendosi kurora lulesh jashtë një kishe dhe më pas mbajti një minutë heshtje.

Vizita e Kishidës në Ukrainë u zhvillua në kohën kur Japonia po përgatitet të jetë nikoqir i samitit të Grupit të Shtatë vendeve (G7) në maj. Lideri japonez tha se ky samit duhet të dërgojë një mesazh të qartë se rendi ndërkombëtar dhe sundimi i ligjit duhet të mbështeten në kundërshtim të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës, që Moska e nisi në shkurt të vitit 2022.

Zelensky tha se ka pranuar ftesën nga Kishida që të marrë pjesë në këtë samit dhe ai do të jetë pjesëmarrës përmes video-lidhjes.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

Kosova Times March 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime

Kosova Times Kosova Times December 13, 2024
`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat kinezë
Arrestohet Metaj, i arratisuri nga burgu i Dubravës
Komandanti i ri i ushtrisë së Ukrainës: Fitorja varet nga gjetja e metodave të reja në luftë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?