Wednesday, November 4, 2026
HomeLajmeKosovëNjë muaj arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

Një muaj arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me inicialet G.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit. Megjithatë, gjyqtarja e procedurës paraprake e ka refuzuar këtë kërkesë si të pabazuar dhe ka vendosur për masën e arrestit shtëpiak.

Sipas njoftimit të Gjykatës, kjo masë është vlerësuar si e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Gjykata ka bërë të ditur se i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa arresti shtëpiak është caktuar në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre.

Zbatimi i kësaj mase i është besuar Stacionit Policor në Vushtrri, i cili është obliguar të bëjë verifikime të rregullta dhe ta njoftojë menjëherë gjykatën në rast të mosrespektimit të saj nga i pandehuri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram