Wednesday, November 4, 2026
HomeLajmeKosovë37 vjet nga rënia e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut, homazhe në...

37 vjet nga rënia e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut, homazhe në nderim të tyre

Në vendin ku 37 vjet më parë ranë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, sot u mbajtën homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre, duke rikthyer në kujtesë sakrificën e atyre që u angazhuan për lirinë e Kosovës shumë kohë para fillimit të luftës së UÇK-së.

Në këtë përvjetor, ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerësoi se rënia e dy heronjve përbën një moment të veçantë në historinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e qëndresës së tyre.

“Pra, në një mënyrë mund të themi se këta e nisën luftën për çlirimin e Kosovës”, u shpreh Haradinaj, duke rikujtuar edhe mesazhin e tyre për të luftuar për liri deri në flijim.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënvizoi se sakrifica e Zhitias dhe Fazliut është pjesë e rëndësishme e rrugëtimit drejt lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

“Ne duhet të jemi të bashkuar gjithmonë, duhet ta kujtojmë të kaluarën, ta kuptojmë sakrificën e heronjve tanë, të dëshmorëve tanë, të vendit tonë, në mënyrë që kjo të mos na ndodhë kurrë në të ardhmen”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, Fadili, vëllai i Fahri Fazliut, tha se kalimi i viteve nuk e ka zbehur kujtimin për dëshmorët, përkundrazi, i ka bërë ata edhe më të afërt me qytetarët.

“Sa vite më larg, aq më afër janë dëshmorët”, tha ai.

Homazhet e 37-vjetorit rikthyen vëmendjen te sakrifica e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut, emrat dhe vepra e të cilëve vazhdojnë të përkujtohen si pjesë e historisë së rezistencës për lirinë e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram