Abdul El-Sayed iu drejtua mbështetësve në Michigan, ndërsa gara për Senatin e SHBA-së është ende e pavendosur. Ai tha se mezi priste t’u shërbente popullit të shtetit dhe tha se republikanët ishin përpjekur të mbillnin përçarje duke sulmuar emrin dhe besimin e tij.Kandidati demokrat doli në skenë dhe, sipas CNN, ishte me humor të mirë ndërsa falënderoi mbështetësit.
“Por të gjithë e dimë se emri im dhe feja ime nuk janë arsyeja pse nuk mund të përballosh benzinë, nuk janë arsyeja pse nuk mund të përballosh ushqime, nuk janë arsyeja pse nuk mund të shkosh te mjeku”, tha El-Sayed.
Gara për në Senat në Michigan është ende e ngushtë.
Pasi janë numëruar 80 përqind e votave, El-Sayed ka 51.73 përqind të votave, dhe kandidati republikan Mike Rogers ka 46.28 përqind.

