By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell: Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Borrell: Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij
Rajon / Botë

Borrell: Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij

Kosova Times
Last updated: 2023/03/24 at 9:16 PM
Kosova Times Published March 24, 2023
Share
SHARE

Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet të mirëpresë të gjitha përpjekjet e Pekinit për t’u distancuar nga lufta e Moskës në Ukrainë, tha të premten përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurin, Josep Borrell.

Deklaratat e Borrellit pasuan samitin e kësaj jave ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping. Të dy udhëheqësit deklaruan një partneritet “të pakufishëm” në shkurt të vitit 2022, vetëm disa ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

Megjithatë, Borrell tha se Kina, ndonëse ka krijuar lidhje të ngushta ekonomike dhe diplomatike me Rusinë, ajo nuk ka krijuar një aleancë ushtarake me Moskën dhe nuk ka dërguar armë për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj në Ukrainë.

“Duket se kjo miqësi e pakufizuar ka disa kufij”, u tha Borrell gazetarëve në Bruksel.

“Kina, për ne, nuk ka kaluar asnjë vijë të kuqe”, shtoi ai.

Borrell tha gjithashtu se së shpejti do të vizitojë Kinën, megjithëse data e udhëtimit ende nuk është caktuar.

Me këtë, Borrell do të jetë në radhën e atyre zyrtarëve evropian, të cilët, së shpejti, do ta vizitojnë Kinën.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez planifikon të vizitojë Pekinin javën e ardhshme, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojnë së bashku javën e ardhshme.

Borrell tha se propozimet e Pekinit për t’i dhënë fund luftës tregojnë se ai nuk dëshiron të rreshtohet plotësisht me Rusinë dhe se BE-ja duhet ta mirëpresë këtë, madje edhe nëse zyrtarët perëndimorë e kanë bërë të qartë se nuk e shohin iniciativën e Pekinit si një plan paqeje të plotë.

Ai tha se Kina dëshiron të luajë rolin e “lehtësuesit” dhe jo të ndërmjetësuesit.

Meqenëse Rusia mirëpriti propozimet e Kinës, “Kina po shfaqet në një rol që unë mendoj se ne duhet ta shtyjmë”, tha Borrell.

Plani 12-pikësh i Kinës është refuzuar në Perëndim, sepse nuk i bën thirrje në mënyrë eksplicite Rusisë të tërhiqet nga Ukraina dhe interpretohet si një përpjekje për të ngrirë konfliktin sipas kushteve të Moskës.

Xi dhe Putin nënshkruan një deklaratë të përbashkët pas një takimi kyç në Kremlin, më 21 mars, duke theksuar “rolin pozitiv” të Kinës dhe “pozitën objektive, të paanshme” të saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Të dy udhëheqësit prezantuan një pako marrëveshjesh që detajojnë planet për lidhjet e ardhshme ekonomike dhe bashkëpunimin më të ngushtë midis mediave shtetërore të dy vendeve, ndërsa kritikuan Perëndimin duke sulmuar Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe paktin e ri të mbrojtjes AUKUS të përbërë nga Australia, Britania e Madhe dhe ShBA-ja.

Bisedimet, megjithatë, nuk rezultuan me marrëveshje vendimtare për çështjet kryesore ekonomike që Moskës i duhen për ta ndihmuar atë të përballojë presionin në rritje të sanksioneve perëndimore.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Kosova Times March 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Milan je ti?”: Kush i nxiti të rinjtë serbë të vdisnin në aksionin e pakuptimtë pranë manastirit të Banjskës

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
Ancelotti: Koha e kaluar te Milan ndikoi për mirë tek Diaz
Zogaj intervistohet nga policia në cilësinë e dëshmitarit
Gjykata Speciale javën tjetër kthehet nga pushimet me tri seanca
Man City në finalen e FA Kupës, mund Chelsea-n
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?