Efektivët e Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në fushën e kërkim-shpëtimit malor, në Prevallë të Prizrenit.
ajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, sipas të cilit stërvitja është mbajtur nga 2 deri më 5 nëntor 2026.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë efektivë të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile (BMEC) të Shqipërisë dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas Nufit, gjatë stërvitjes janë shkëmbyer përvoja profesionale, janë testuar pajisje të reja dhe janë praktikuar teknika të ndryshme të kërkim-shpëtimit në terren malor. Një nga skenarët e realizuar ishte edhe evakuimi i një personi të dëmtuar në kushte malore.
Ministri Nufi theksoi se ky aktivitet kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave të emergjencave të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai e cilësoi stërvitjen si një aktivitet që forcon bashkëpunimin në shërbim të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

