Friday, November 6, 2026
HomeKulturëÇeku: Zymer Neziri, shtyllë e ruajtjes dhe afirmimit të trashëgimisë shpirtërore

Çeku: Zymer Neziri, shtyllë e ruajtjes dhe afirmimit të trashëgimisë shpirtërore

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka organizuar një tryezë shkencore kushtuar veprës dhe kontributit të folkloristit, profesor doktor Zymer Neziri, me rastin e 80-vjetorit të lindjes.

Në këtë aktivitet, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, e ka vlerësuar profesor Nezirin si një nga figurat e rëndësishme të dokumentimit, ruajtjes dhe afirmimit të trashëgimisë shpirtërore shqiptare.

Çeku ka theksuar se puna shumëvjeçare e Nezirit me Eposin e Kreshnikëve dhe traditën gojore shqiptare përbën një pasuri të çmuar për albanologjinë dhe kulturën kombëtare.

Ai ka përmendur edhe koleksionin e Eposit të Kreshnikëve, i cili përmban mbi 100 mijë vargje nga pesë vende të Ballkanit.

“Profesor Neziri është një studiues i dalluar dhe një nga shtyllat kyçe të dokumentimit, ruajtjes dhe afirmimit të trashëgimisë sonë shpirtërore. Puna e tij shumëvjeçare me Eposin e Kreshnikëve, koleksion ky i përbërë nga mbi 100 mijë vargje nga pesë vendet e Ballkanit dhe me traditën gojore shqiptare, përbën një pasuri të vlefshme për albanologjinë, për kulturën dhe për trashëgiminë tonë”, theksoi Çeku.

Ndërkaq, sekretari shkencor i Institutit Albanologjik, Adil Olluri, ka vlerësuar kontributin e Nezirit në mbledhjen, studimin dhe promovimin e epikës shqiptare.

Olluri ka thënë se Neziri ia ka kushtuar gjithë jetën folklorit dhe kulturës shpirtërore shqiptare, duke theksuar se ai ka qenë frymëzim edhe për gjeneratat e reja të studiuesve.

Në kuadër të ceremonisë, profesor Zymer Nezirit iu nda edhe çmimi “Ali Lajçi”, nga Klubi i Intelektualëve dhe Profesorëve Universitarë, në shenjë mirënjohjeje për veprimtarinë dhe kontributin e tij në shkencë, arsim dhe kulturë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram