Tuesday, April 21, 2026
HomeLajmeKosovëLVV: Masë e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese mbron rendin kushtetues

LVV: Masë e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese mbron rendin kushtetues

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për masën e përkohshme ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Vetëvendosje thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndalon “një veprim të nxituar dhe të pajustifikuar që cenoi rendin kushtetues dhe demokracinë parlamentare në vend”.

Partia shton se masa e përkohshme siguron që të mos krijohen pasoja të pariparueshme derisa çështja e kushtetutshmërisë së dekretit të shqyrtohet në themel: “Vendosja e kësaj mase të përkohshme ndaj Dekretit që shpërndau Kuvendin siguron që të mos krijohen pasoja të pariparueshme derisa Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë në themel çështjen e kushtetutshmërisë së këtij dekreti, i cili për bindjen tonë të thellë është antikushtetues”.

Lëvizja Vetëvendosje rithekson se vullneti i qytetarëve nuk mund të anashkalohet apo të zëvendësohet me vendime të njëanshme, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit demokratik parlamentar:

“Presim që vendimi përfundimtar të mbrojë Kushtetutën, rendin demokratik dhe legjitimitetin e institucioneve të Republikës”.

Sipas masës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi mbetet pa aktivitet derisa të shqyrtohet çështja, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të dalë brenda tre javësh.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvetevendosje%2Fposts%2Fpfbid02HDNaLaC7JKpNGfDxzwJcwXEdKqoBQuKwUqzUbuhUeQH48K5S8ZMyHjYeyu3BDX2bl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram