Vendi ynë sot do të karakterizohet nga mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell, ndërsa temperaturat do të jenë relativisht të ulëta, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 8 deri në 12 gradë Celsius.
Në disa zona të ulëta parashihet të paraqitet mjegulla, e cila gjatë ditës do të tërhiqet..

