Tuesday, November 17, 2026
HomeLajmeKosovëAvokati i Popullit e pranon ankesën e FSRTK-së për pagën e 13-të

Avokati i Popullit e pranon ankesën e FSRTK-së për pagën e 13-të

Institucioni i Avokatit të Popullit e ka vlerësuar si të pranueshme ankesën e Federatës Sindikale të RTK-së (FSRTK), lidhur me mospërfshirjen e punëtorëve të transmetuesit publik në pagën e 13-të dhe financimin e pamjaftueshëm të RTK-së.

Në njoftimin e FSRTK-së thuhet se ankesa është paraqitur më 19 tetor 2026 dhe është regjistruar me numrin R/1589/2026.

Pas shqyrtimit, Avokati i Popullit ka vendosur ta trajtojë ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nga autoritetet publike.

FSRTK-ja e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në përpjekjet për trajtim të barabartë të punëtorëve të RTK-së, përfshirjen e tyre në pagën e 13-të dhe sigurimin e një buxheti të qëndrueshëm për transmetuesin publik.

Federata ka bërë të ditur se do ta ndjekë këtë proces dhe do të vazhdojë të përdorë mekanizmat institucionalë dhe ligjorë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram