Tuesday, November 10, 2026
HomeLajmeKosovëSubstancë e dyshuar narkotike zbulohet te familjari gjatë vizitës në paraburgim

Substancë e dyshuar narkotike zbulohet te familjari gjatë vizitës në paraburgim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen substancës së dyshuar narkotike në institucion.

“Gjatë kontrollit në sallën e vizitave, substanca e dyshuar është zbuluar e fshehur brenda xhaketes, të cilën e kishte me vete një familjar, i cili kishte ardhur për vizitë te një i burgosur”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pas zbulimit, vizita është anuluar, ndërsa është njoftuar Policia e Kosovës, së cilës i është dorëzuar edhe substanca e dyshuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se vazhdon të zbatojë kontrolle dhe masa të rrepta sigurie për të parandaluar futjen e sendeve dhe substancave të ndaluara në institucionet korrektuese.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram