Tuesday, November 10, 2026
HomeKulturëBogujevci takon ambasadorin e BE-së, në fokus kultura dhe turizmi

Bogujevci takon ambasadorin e BE-së, në fokus kultura dhe turizmi

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi Krasniqi, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Në takim është diskutuar për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”.

Ministrja Bogujevci ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe avancimit të projekteve në sektorët e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ka ritheksuar përkushtimin e BE-së për të ardhmen evropiane të Kosovës, duke nënvizuar se mbështetja evropiane përfshin edhe këta sektorë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram