Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me reshje shiu me intensitet të ulët, shtrëngata në...

Moti në Shqipëri me reshje shiu me intensitet të ulët, shtrëngata në veriperëndim

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në zonën e veriperëndimit, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër10/20Re diell shi
Kukës6/16Re diell shi
Lezhë11/20Re diell shi
Dibër5/15Re diell shi
Durrës9/21Re diell shi
Tiranë11/21Re diell shi
Elbasan11/20Re diell shi
Berat9/20Re diell shi
Vlorë13/20Re diell shi
Korçë5/15Re diell shi
Gjirokastër11/20Re diell shi
Sarandë14/22Re diell shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram