Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëKGJK i propozon Presidentes riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm

KGJK i propozon Presidentes riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm, të cilin do t’ia përcjellë Presidentes së Republikës së Kosovës.

Vendimi është marrë në vazhdimin e mbledhjes së 374-të të KGJK-së.

Sipas njoftimit, propozimi për riemërimin e gjyqtarëve është bazuar në procesin e vlerësimit të performancës së tyre, në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Propozimi tashmë i drejtohet Presidentes së Kosovës për procedim të mëtejmë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram