Trembëdhjetë kandidatë kanë mbetur në garë për pozitën e Avokatit të Popullit në Kosovë, pasi njëri nga aplikuesit është tërhequr nga gara.
Konkursi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është shpallur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ndërsa kandidatët e mbetur synojnë të marrin drejtimin e këtij institucioni të pavarur.
Në garë janë: Salihe Salihu, Milaim Çekaj, Makfirete Krasniqi, Shqipe Ibraj-Mala, Mimoza Gavrani, Basri Kastrati, Lumnije Demi, Shpëtim Hajdaraj, Valbona Shala-Thaqi, Muharrem Mustafa, Safet Beqiri dhe Valbona Puka-Gola dhe Bekim Berisha, raporton RTKlive.

