Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı, në kuadër të konferencës COP31 në Antalia.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për Memorandumin e Mirëkuptimit që pritet të nënshkruhet ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim teknik në fushën e burimeve ujore, infrastrukturës së digave dhe menaxhimit të lumenjve.
Ajo ka theksuar se siguria ujore është një nga prioritetet kryesore të ministrisë, duke bërë të ditur se janë duke u planifikuar ndërtimi i pesë digave strategjike në Kosovë.
“Përvoja dhe ekspertiza e Turqisë mund të jenë një mbështetje e rëndësishme teknike”, ka deklaruar Pacolli.
Sipas saj, Turqia ka përvojë të gjatë në ndërtimin dhe menaxhimin e digave të mëdha, prandaj konsiderohet partnere e rëndësishme për avancimin e projekteve dhe forcimin e sigurisë ujore në Kosovë.

