By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse Trampi e ndaloi luftën – kush do t’i dilte zot Kosovës?
August 16, 2025
Dreka është anuluar
August 16, 2025
Trump mund t’i ofrojë Ukrainës garanci sigurie të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s
August 16, 2025
Macron njofton takimin e Koalicionit të Vullnetit pas samitit të Alaskës
August 16, 2025
FFK synon kthimin e tifozëve në tribuna, Ademi: Futbolli luhet për tifozët
August 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-përpiluesi i fjalimeve të Putinit akuzohet për diskreditim të ushtrisë ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ish-përpiluesi i fjalimeve të Putinit akuzohet për diskreditim të ushtrisë ruse
Rajon / Botë

Ish-përpiluesi i fjalimeve të Putinit akuzohet për diskreditim të ushtrisë ruse

Kosova Times
Last updated: 2023/03/31 at 5:07 PM
Kosova Times Published March 31, 2023
Share
SHARE

Abbas Gallyamov, ish-përpiluesi i fjalimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, është shpallur i dyshuar nga autoritetet ruse për diskreditim të forcave ushtarake ruse.

Autoritetet ruse e kanë përdorur këtë akuzë së fundi për të dënuar personat që e kritikojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.

Së fundi, emri i Gallyamovit është shfaqur në regjistrat e Ministrisë së Brendshme ruse, për personat që janë në kërkim.

Gallyamov, 50-vjeçar, është larguar nga shteti dhe tani jeton në Izrael.

Ai ka punuar si tekstshkrues i fjalimeve të Putinit prej vitit 2008 deri më 2010.

Grupi Setevyye Svobody, i cili monitoron të drejtat e gazetarëve që punojnë online, ka thënë më 30 mars se ka siguruar dokumentet zyrtare të hetimeve kundër Gallyamovit, sipas të cilave, akuzat me të cilat përballet, dalin nga intervista e tij me Televizionin ukrainas 1+1 – projekt që transmetohet vetëm një YouTube.

Gallyamov e ka realizuar intervistën më 9 prill 2022, dhe e ka përmendur kryerjen e krimeve të dyshuara të luftës nga trupat ruse në qytetet ukrainase, Buça dhe Kramatorsk.

Setevyye Svobody ka thënë se hetimet kundër Gallyamovit kanë nisur më 18 janar dhe se emri i tij është shtuar në listën e personave në kërkim më 17 shkurt.

Nëse dënohet, Gallyamov përballet me 10 vjet burgim.

Sipas Setevyye Svobody, avokati Alan Gamazov është duke e përfaqësuar Gallyamovin.

Ende nuk dihet nëse ai është emëruar nga autoritetet ruse, apo është zgjedhur nga Gallyamovi që të bëhet përfaqësuesi i tij ligjor.

Më 24 mars, faqja online Mediazona ka thënë të ketë gjetur në Ministrinë e Brendshme ruse njoftimin zyrtar që e shpall Gallyamovin si person në kërkim.

Njoftimi është bërë i ditur një ditë pasi Radio Evropa e Lirë e ka publikuar një intervistë me Gallyamovin.

Përgjatë intervistës, Gallyamov ka sugjeruar që lufta në Ukrainë mund të rezultojë me revolucion në Rusi.

Ai, po ashtu, ka reflektuar për kohën e tij si pjesëtar i ekipit që shkruajnë tekstet për Putinin, pasi ai është bërë kryeministër më 2008.

Ai ka thënë se atëbotë, askush nuk e ka parashikuar “që Rusia do të shndërrohet në shtet fashist, siç është tani”.

Diskreditimi i forcave të armatosura ruse është kthyer në krim, sipas ligjit të ri, që është miratuar në Rusi, pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Muajin e kaluar, Ministria ruse e Drejtësisë e ka shtuar Gallyamovin në regjistrin e “agjentëve të huaj”, duke thënë se ai ka shpërndarë “materiale të përpiluara nga agjentët e huaj, ka shprehur ide kundër operacionit special ushtarak në Ukrainë, dhe ka marrë pjesë si ekspert, ose ka shpërndarë informacionet e platformave që janë prezantuar si entitete të huaja”.

You Might Also Like

Dreka është anuluar

Trump mund t’i ofrojë Ukrainës garanci sigurie të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s

Macron njofton takimin e Koalicionit të Vullnetit pas samitit të Alaskës

Njerëzit e Trump lanë dokumente konfidenciale në printerin e hotelit, klientët i gjetën ato

Qeveria serbe ia përfundon mandatin Igor Popoviqit

Kosova Times March 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës V.Thaçi / RTKlive Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt. Haradinaj ka thënë se me ambasadoren Blitt kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Pata kënaqësinë të pres ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, shkëlqesinë e saj Jessica Blitt. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike, me fokus të veçantë në mundësitë e reja për bashkëpunim”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë. “Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit tonë, me kontribut të vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën tonë drejt NATO-s”, është shprehur Haradinaj.

Kosova Times Kosova Times March 7, 2025
Arrestohen dy persona për grabitje në pompën e derivateve në Trudë
Recetë për qebapë turkë me qengj
Mediat gjermane mbi arrestimet e qytetarëve dhe frikën e Vuçiçit nga zgjedhjet: “Sikur në prag të luftës civile”
Sveçla me akterë institucionalë diskutojnë për planin kundër terrorizmit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?