Friday, November 13, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm , reshje shiu në të gjithë vendin...

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm , reshje shiu në të gjithë vendin dhe erë deri në 30 m/s

ATSH/ Vendi ynë do të ndikohet të premten nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me vranësira, reshje shiu dhe erë të fortë, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme me diell.

Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në ekstremin veriperëndimor.

Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore ato pritet të jenë lokalisht me intensitet mesatar, ndërsa herë pas here mund të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra.

Erë e fortë përgjatë bregdetit, dallgëzimi deri në 6 ballë.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 10 m/s. Herë pas here, ajo pritet të fitojë shpejtësi deri në 25-30 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore.

Në det, parashikohet dallgëzim i forcës 3-6 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër17/23Re shi diell
Kukës18/21Re shi diell
Lezhë18/23Re shi diell
Dibër13/19Re shi diell
Durrës16/23Re shi diell
Tiranë16/24Re shi diell
Elbasan15/23Re shi diell
Berat16/24Re shi diell
Vlorë19/24Re shi diell
Korçë12/19Re shi diell
Gjirokastër14/23Re shi diell
Sarandë17/23Re shi diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram