Saturday, November 14, 2026
HomeLajmeKosovëPëlcitja e gypit në Hajvali, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona...

Pëlcitja e gypit në Hajvali, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje emergjente të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit, si pasojë e pëlcitjes së një gypi të ujësjellësit me diametër DN 200 në Hajvali.

Sipas njoftimit, zonat e prekura nga kjo ndërprerje janë: Veterniku, zona afër Gorenjes, zona te Rezonanca, lagjja Qershia, lagjja Qëndresa dhe lagjja Nic.

Ujësjellësi ka bërë të ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm.

Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram