Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me udhëheqësen e Delegacionit të Estonisë, Laura Remmelgas, në kuadër të COP31, ku kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit, klimës dhe energjisë.
Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë shkëmbyer përvoja për tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
“Diskutuam edhe për digjitalizimin e qeverisjes mjedisore dhe menaxhimin e mbeturinave, me theks të veçantë te sistemi i kthimit të ambalazheve (DRS), të cilin synojmë ta avancojmë edhe në Kosovë përmes Ligjit të ri për Mbeturinat”, ka deklaruar Pacolli.
Ministrja ka vlerësuar gatishmërinë e Estonisë për të ndarë ekspertizën e saj me Kosovën.
“U dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës profesionale”, ka theksuar ajo.

