Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila përfundoi me barazim.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula ka vlerësuar lojën dhe përkushtimin e futbollistëve, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në përfaqësimin e Kosovës.
“Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat. Vazhdoni të punoni me të njëjtin përkushtim dhe besim. Përpara Kosovë!”, thuhet në mesazhin e presidentes Shiroka Pula.

