By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KOMF dhe ZQM/ZKM mobilizojnë institucionet për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KOMF dhe ZQM/ZKM mobilizojnë institucionet për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës
Ballina 1Lajme

KOMF dhe ZQM/ZKM mobilizojnë institucionet për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës

Kosova Times
Last updated: 2022/09/21 at 11:02 AM
Kosova Times Published September 21, 2022
Share
SHARE

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF dhe Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit kanë filluar serinë e punëtorive për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Qëllimi i punëtorive është sensibilizimi, mobilizimi dhe fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve përgjegjës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët. Ato janë iniciuar edhe si pasojë e gjendjes tejet të rënduar të të drejtave të fëmijëve dhe specifikisht mbrojtjes adekuate të fëmijëve viktima të formave të dhunës dhe abuzimit.

Punëtoritë synojnë promovimin e Ligjit për Mbrojtje të Fëmijës, të hyrë në fuqi prej dy vitesh dhe njohjen e secilit profesionist me përgjegjësitë që dalin nga ligji, bazuar në mandatin e tyre institucional. Përmes tyre do të përfitojnë mbi 500 profesionistë nga të gjitha komunat të mandatuar për të punuar në mbrojtje të fëmijëve nga Drejtoritë e ndryshme Komunale, Qendrat për Punë Sociale, Shkollat, Qendrat e Mjekësisë Familjare, Stacionet Policore, Gjykatat, Prokuroritë dhe Organizatat Jo Qeveritare.

Po ashtu, KOMF dhe ZQM/ZKM kanë filluar hartimin e programeve të trajnimit për akreditim, për zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. Përmbajtja e programeve do të jetë një aset edukativ i munguar në fushën e mbrojtjes së fëmijës, veçanërisht në lidhje me Ligjin e Mbrojtjen e Fëmijës, që është i pari i këtij lloji në Kosovë, dhe i cili sjell shumë risi, dhe aspekte që kërkojnë vëmendjen e shtuar dhe koordinimin institucional për zbatimin e tij në praktikë.

Kjo iniciativë mundësohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, dhe mbështetet nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Kosova Times September 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Agjencia për Informim dhe Privatësi dënon me 3000 euro OSHP-në

Kosova Times Kosova Times April 20, 2025
Bahri Gjinovci rizgjidhet kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës
LDK mobilizon strukturat e saj në vend dhe mërgatë
Të shtëna në drejtim të njerëzve në Walmart, ka të vdekur dhe të plagosur
Disa mësimdhënës nisin mësimin, të tjerët në grevë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?