Wednesday, November 18, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e...

Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, gjatë një takimi në Bruksel me eurodeputetin kroat, Davor Ivo Stier.

Haxhiu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“E falënderova Stierin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, dikur si ministër i Jashtëm i Kroacisë e sot si bashkëkryesues i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës tashmë e ka formuar delegacionin e tij në këtë komision dhe se është i gatshëm që takimi i radhës të mbahet sa më shpejt.

Haxhiu ka theksuar se në dhjetor bëhen katër vjet nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar përkushtimin për përmbushjen e detyrimeve në këtë proces.

“Përvoja e Kroacisë na vlen shumë”, ka theksuar ajo.

Kryetarja e Kuvendit ka rikujtuar edhe lidhjet historike ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, duke përmendur mbështetjen e shqiptarëve për Kroacinë gjatë luftës së saj, si dhe njohjen e hershme të pavarësisë së Kosovës nga shteti kroat.

“Me miq si Kroacia, rruga jonë evropiane bëhet më e lehtë”, ka përfunduar Haxhiu.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram