By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”
November 20, 2025
Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së
November 20, 2025
Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`
November 20, 2025
Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës
November 20, 2025
Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Filipinet fillojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe Filipinet fillojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Filipinet fillojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake

Kosova Times
Last updated: 2023/04/11 at 5:26 PM
Kosova Times Published April 11, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet po mbajnë stërvitjet më të mëdha ushtarake, një ditë pasi Kina përfundoi stërvitjet e saj në shkallë të gjerë përreth Ngushticës së Tajvanit.

Gjatë tri ditëve të kaluara, ushtria e Kinës ushtroi bllokimin e Tajvanit, në përgjigje të një takimi që zhvilloi presidentja tajvaneze me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, javën e kaluar.

Uashingtoni tha se reagimi i Kinës është joproporcional, ndërsa presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, tha se sjellja e Pekinit është “e papërgjegjshme” dhe se ajo ka të drejtë të bëjë vizita në ShBA.

Stërvitjet e ShBA-së janë planifikuar qysh më herët.

Zyrtarët filipinas dhe amerikanë kanë thënë se stërvitjet tregojnë përkushtimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin e Indo-Paqësorit, i cili është i hapur dhe i lirë.

Uashingtoni ka njoftuar muajin e kaluar se stërvitja vjetore me Filipinet, Balikatan, do të jetë më e madhja e tyre ndonjëherë, duke përfshirë më shumë se 17.000 trupa – prej tyre 12.000 nga ShBA-ja.

Stërvitjet dyjavore do të përfshijnë, po ashtu, simulimin e hedhjes në erë të një anijeje luftarake në Detin e Kinës Jugore – veprim ky që mund ta zemërojë Kinën.

Kontesti Kinë-Tajvan

Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë një lufte civile më 1949, por Pekini gjithmonë ka pohuar se ishulli do të duhet t’i kthehet. Pekini e cilëson si separatiste Qeverinë në Taipei dhe refuzon ta përjashtojë përdorimin e forcës për ta kthyer atë në orbitën e tij.

Tajvani ka marrëdhënie të plota diplomatike me vetëm 13 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, pasi Kina u ka kërkuar aleatëve të saj që të mos e njohin legjitimitetin e tij si komb i pavarur.

Ishulli ka gjithashtu kushtetutën e tij, udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe një forcë ushtarake profesionale prej 162.000 personash.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë raporte diplomatike me Tajvanin, por kanë marrëdhënie të thella joformale. Nën presidentin Joe Biden, Uashingtoni ka dërguar armë në Tajvan, ashtu si edhe njësi speciale të trajnimit ushtarak.

You Might Also Like

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi

Rusia ka filluar të shesë rezervat e saj të arit për herë të parë për të financuar buxhetin ushtarak të Putinit

Erdogan refuzoi të lejonte një aeroplan rus me 600 pasagjerë të hynte në Stamboll, pasi një trageti turk iu ndalua të hynte në Soçi

Të paktën 190 jetimë ushtarakë rusë vdiqën në luftën me Ukrainën

Kosova Times April 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Klientët e fundit të Gazprom në Evropën Lindore ranë dakord të blejnë gazin nga Azerbajxhani

Kosova Times Kosova Times April 26, 2023
Bislimi: Qëllimi parësor ishte prodhimi i lajmit medial me termin “skandal”
Rusia kërkon braktisjen e çipave perëndimore në armë dhe infrastrukturë kritike deri në vitin 2035
SPAK U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se merrnin para prej tij
Zvicra në epërsi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?