Monday, November 23, 2026
HomeLajmeKosovëOSBE-ja do të fokusohet në monitorimin e institucioneve lokale

OSBE-ja do të fokusohet në monitorimin e institucioneve lokale

Monitorimi i institucioneve, përfshirë ato të nivelit lokal, do të jetë në fokus të angazhimit të ardhshëm të Misionit të OSBE-së, në kuadër të riorganizimit të tij.

Për këtë çështje ka diskutuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, në një takim me drejtorin e Qendrës Rajonale të Misionit të OSBE-së në Pejë, Cristiano Barale.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë takimit janë diskutuar ndryshimet në mënyrën e funksionimit të misionit dhe angazhimet e tij të ardhshme.

Krasniqi ka falënderuar OSBE-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e institucioneve lokale, si dhe për kontributin në mbështetjen e organizatave joqeveritare dhe sektorit të rinisë.

Ndërkaq, Barale ka vlerësuar zhvillimin e institucioneve vendore dhe bashkëpunimin e deritanishëm me Komunën e Malishevës.

Në përfundim të takimit, të dy palët janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e komunikimit ndërmjet komunës dhe OSBE-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram