Wednesday, November 25, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me alternime kthjellimesh e vranësirash, pasdite nisin reshjet

Moti në Shqipëri me alternime kthjellimesh e vranësirash, pasdite nisin reshjet

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare, ndërsa prej orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave, mesatare deri të dendura.

Duke filluar prej orëve të pasdites nisin reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe më pas edhe në pjesën tjetër të territorit. Në orët e mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër5/16Diell re shi
Kukës0/12Diell re shi
Lezhë4/16Diell re shi
Dibër-2/12Diell re shi
Durrës4/17Diell re shi
Tiranë4/17Diell re shi
Elbasan4/18Diell re shi
Berat2/18Diell re shi
Vlorë4/18Diell re shi
Korçë0/12Diell re shi
Gjirokastër0/17Diell re shi
Sarandë9/19Diell re shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram