Të gjashtë personat vdiqën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në det pranë ishullit Horn në shtetin amerikan të Misisipit, konfirmoi Roja Bregdetare e SHBA-së. Midis të vdekurve janë katër të rritur dhe dy djem të moshës midis tetë dhe dhjetë vjeç.Kërkimi zgjati rreth katër orë dhe zhytësit gjetën trupat e të gjashtë pasagjerëve në trupin e avionit.Aeroplani Cessna 210 u nis të martën nga New Orleans në Fort Myers, Florida. Sipas të dhënave nga shërbimi Flightradar24, rreth gjysmë ore pas ngritjes, në një lartësi prej afërsisht 2,700 metrash, avioni papritmas filloi të binte drejt detit me një shpejtësi prej më shumë se 320 kilometrash në orë, raporton CNN . Shërbimet e shpëtimit gjetën tre jelekë shpëtimi, një gomone dhe pjesë të avionit gjatë kërkimit.Hetimi për shkakun e aksidentit po drejtohet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB), me ndihmën e Administratës Federale të Aviacionit (FAA).

