Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i është bashkuar fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila nis më 25 nëntor.
Në një njoftim në Facebook, KFOR-i ka bërë të ditur se mbështet këtë nismë, e cila këtë vit zhvillohet me moton: “Siguroni drejtësi. Mbroni të mbijetuarat. Jepini fund pandëshkueshmërisë”.
Misioni ka theksuar se fushata synon promovimin e dinjitetit dhe sigurisë së grave në Kosovë, pa dallim etnie, feje apo bindjesh politike.

