Wednesday, November 25, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu: “16 Ditët e Aktivizmit” nisin me thirrje për raportimin e dhunës

Haxhiu: “16 Ditët e Aktivizmit” nisin me thirrje për raportimin e dhunës

Me sloganin “Raporto dhunën”, në Kosovë është hapur zyrtarisht fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Në këtë aktivitet, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka theksuar rëndësinë e raportimit të dhunës ndaj grave dhe përgjegjësinë e institucioneve për të garantuar mbrojtje dhe drejtësi për viktimat.

Ajo ka thënë se gratë që raportojnë dhunën kanë bërë hapin më të vështirë, ndërsa institucionet duhet të sigurojnë që ato të mbrohen dhe të marrin drejtësinë e merituar.

Haxhiu ka rikujtuar edhe gratë që këtë vit humbën jetën si pasojë e femicidit, duke theksuar se dhuna ndaj grave lidhet edhe me pabarazinë dhe kontrollin mbi jetën, të ardhurat dhe vendimet e tyre.

Ajo ka vlerësuar se asnjë zakon apo koncept i rremë i nderit nuk mund të jetë mbi dinjitetin dhe lirinë e një gruaje.

Haxhiu ka bërë të ditur se Kuvendi, së bashku me institucionet e tjera, do të jetë pjesë e përpjekjeve për parandalimin e dhunës gjatë gjithë vitit.

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” synon të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe raportimin e dhunës, si dhe për përgjegjësinë institucionale në mbrojtjen e viktimave.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram