Wednesday, November 25, 2026
HomeLajmeKosovëÇitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime për Ligjin e Speciales

Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime për Ligjin e Speciales

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime me Kosovën lidhur me amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka ftuar përfaqësuesit e BE-së që të marrin pjesë në konsultimet e parapara për nesër, duke theksuar se pala kosovare është e gatshme për këtë proces.

“E mirëpres gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u konsultuar me ne në procesin e amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ky është një lajm i mirë. I ftoj që nesër të vijnë në konsultime. Ne jemi gati”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se qëllimi i këtij procesi është sigurimi i drejtësisë dhe garantimi i një procesi të paanshëm, në të cilin respektohen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

“Besoj se thirrja për drejtësi na bashkon. Edhe me Bashkimin Evropian”, ka përfunduar Çitaku.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram