Thursday, November 26, 2026
HomeLajmeKosovëKomandanti i KFOR-it priti sekretarin e Mbrojtjes së Sllovakisë

Komandanti i KFOR-it priti sekretarin e Mbrojtjes së Sllovakisë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori, priti në shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, sekretarin e parë shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovakisë, Igor Melicher.

Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë.

Gjeneralmajor Vergori rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e tij të gjatë të Kombeve të Bashkuara.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për kontributin e vlefshëm të Sllovakisë në misionin e KFOR-it.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram