Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori, priti në shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, sekretarin e parë shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovakisë, Igor Melicher.
Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë.
Gjeneralmajor Vergori rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e tij të gjatë të Kombeve të Bashkuara.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për kontributin e vlefshëm të Sllovakisë në misionin e KFOR-it.

